Do nënvizoj të njëjtën gjë që tha Soreca që kemi ardhur këtu për të falenderuar Komisionerin Celibashi dhe ekipin e tij për punën e bërë. Është e rëndësishme që të jetë një proces zgjedhor paqësor ku votuesit të shprehen me votën e tyre. Pra një proces transparent. Miqtë tuaj nga Bashkësia Ndërkombëtare janë këtu për tu siguruar për këtë proces. Përfaqësuesit e OSBE-ODIHR janë tashmë në vend. Unë do të jem në një nga 25 ekipet e ambasadës së Amerikës për të monituruar procesin e votimit.
Autorët e ngjarjes së rëndë të djeshme duhet të kapen dhe të ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit dhe pa përjashtim, sepse askush nuk është mbi ligjin. 25 prilli është për të ardhmen dhe jo për të shkuarën. Gjërat e tmerrshme të së shkuarës duhet të lihen pas.Ka mbaruar koha kur votat mbroheshin me armë. Nuk ka vend për të tilla gjëra për të ardhmen e një vendi që synon BE-në. Është gjithashtu përgjegjësia e liderëve, të cilët ndodhen në pozicionet më të larta, është përgjegjësi e tyre për të mos nxitur dhunë dhe për të bërë thirrje për qetësi. Gjithashtu jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e marra nga liderët. Falenderoj Ramën dhe Bashën për të gjitha veprimet në funksionon të ditës së votave. Më lejoni të theksoj, i drejtohem votuesve shqiptarë ju nuk jeni vetëm ne jemi me ju.