Ngjarja tragjike në Shkodër, Yuri Kim shpreh ngushëllimet për familjet: Jemi të trishtuar nga vdekjet dhe dëmet në Veri

0

Ambasadorja e SHBA-së në vend Yuri Kim ka reaguar për ngjarjen tragjike në Shkodër ku ujërat e rrëmbyeshëm u morën jetën dy personave (babë e bir).

Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim shkruan se është e trishtuar për vdekjet dhe dëmet e shkaktuara prej shiut në veri të Shqipërisë.

“Jemi të trishtuar nga vdekjet dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet shkatërruese në veri të Shqipërisë. Shprehim ngushëllimet tona për familjet e atyre që humbën njerëzit e dashur dhe respektin për ata shqiptarë të guximshëm që po ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre”-thuhet në postim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu