Ngjarje e frikshme në Greqi/ 15-vjeçarja shqiptare i ngul thikën dy vajzave pas sherrit për të dashurin

0

Një 15-vjeçare shqiptare është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur dy vajza të tjera adoleshente. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi, në orën 18:30, në Kolonos, Tripoli.

Mësohet se në sherr janë përfshirë gjithsej shtatë vajza të cilat janë përleshur për të dashurit e tyre. Mirëpo shqiptarja e ka çuar sherrin në një ‘tjetër nivel’, duke futur dhe thikën në lojë. Ajo ka qëlluar dy bashkëmoshataret e saj duke i lënë të plagosura.

Të plagosurat janë dërguar në spital, ndërkohë që mësohet se njëra prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Shqiptarja është vënë në pranga dhe është dërguar në departamentin e të miturve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu