Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, protagonist i së cilës është bërë një shqiptar.
Të premten në qendër të Bolonjës, 25-vjeçari shqiptar ka sulmuar një prift.
Sipas mediave italiane kleriku At Domenico Vittorini, kreu i bazilikës së San Giacomo, u sulmua pranë kishës së tij.
Raportohet se shqiptari ka të kalaur kriminale. Mediat shtojnë se ai fillimisht debatoi me klerikun dhe më pas e goditi me grushte disa herë, thanë burimet lokale.
Bëhet e ditur se është arrestuar nga policia ndersa kleriku 54-vjeçar është dërguar në spital për trajtim.
Burimi: viveremacerata.it |joq.al