Ngjarje e pazakontë në Elbasan/ Një shtetas hidhet nga kati i shtatë i pallatit, polici thyen xhamat e Fast Food-it për ta shpëtuar

0

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Elbasanit.

Një shtetas është hedhur nga kati i shtati i një pallati, por në pamundësi për t’i dhënë ndihmë, një polic ka thyer xhamat e “Fast Food” që ndodhej në katin e parë.

Duke qene se biznesi është ngjitur me pallatin ka qenë e pamundur hyrja e policisë në ambjentet e pasme të biznesit ndaj ka detyruar policinë në gjendje emergjente te thyejë xhamat e biznesit për të hyrë.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personit dhe arsyet që e kanë çuar drejt aktit ekstrem.

Xhamat e këtij biznesi “Fast Food” në qytetin e Elbasanit, i cili ndodhet vetëm disa metër larg komisariatit të Policisë, janë thyer gjatë natës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu