Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e premte në Greqi, ku një vajzë 15-vjeçare i ka marrë jetën nënës së saj 50-vjeçara e cila jetonte në Shën Varvara, Athinë. Sipas informacioneve të deritanishme, ajo e ka kryer krimin në bashkëpunim me të dashurin e saj me origjinë nga Rumania. Gruaja, e cila kishte humbur të shoqin një vit më parë dhe punonte si pastruese për të rritur vajzën e saj, u gjet e pajetë pak pas orës 8 të mbrëmjes së të premtes në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj në rrugën Eleftheriou Venizelou. Detajet e vrasjes brutale të 50-vjeçares në Shën Varvara janë tronditëse. Vajza dhe i riu janë kapur nga policia, ndërsa dyshohet edhe për një person të tretë të përfshirë në ngjarjen e tmerrshme.
Pas hetimeve në prokurori, u zbulua se ata kishin provuar dy herë të vrisnin gruan, para se ta thernin me mjet prerës të premten në mbrëmje. 50-vjeçarja u gjet e pajetë në dhomën e saj të gjumit. Në prokurori vajza ka deklaruar se nuk e duronte dot shtypjen nga e ëma.
Ajo tha:
Nuk mund t’i duroja ‘luftimet’ dhe shtypjen.
Burimi: reader.g |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania