Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Mamurras, Laç.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar me armë zjarri drejt një patrulle të Policisë, dhe për pasojë dy efektivë kanë mbetur të plagosur.
Ilir Zeka dhe Flamur Lleja raportohet se janë dy efektivët e patrullës së Policisë së Mamurrasit të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, pak minuta më parë.
Fillimisht, është raportuar vetëm për një polic të plagosur, shtetasin Ilir Zeka,ndërsa më pas në spital ka mbërritur i plagosur dhe polici tjetër i patrullës Flamur Lleja. Paraprakisht bëhet me dije se ka pasur një shkëmbim zjarri mes policëve dhe personave të tjerë.
Nuk dihet nëse Zeka e Lleja janë plagosur gjatë ndonjë operacioni të Policisë apo bëhet fjalë për ndonjë përplasje të momentit. Po ashtu, raportohet se i plagosur ka mbetur dhe një qytetar, i identifikuar si Nikoll Vorfi.
Nga Policia nuk ka ende njoftim zyrtar pasi ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë
Burimi:Faxweb