Vodhi 2 bluza,lirohet 67-vjeçari pas 20 vjetësh

0

Një burrë nga Luiziana, SHBA është liruar pasi kaloi 20 vjet në burg për vjedhjen e dy bluzave. 67-vjeçari, Guy Frank u la i lirë pas ndërhyrjes së Projektit të Pafajësisë New Orleans, që punon për të liruar njerëzit që vuajnë dënime të rënda për vepra jo të dhunshme.

Frank mori dënimin pasi u arrestua në vitin 2000 sepse vjedhja e një shume nën 500 dollarë konsiderohej një krim në atë kohë. Para vjedhjes së bluzave, Frank ishte arrestuar 36 herë dhe ishte dënuar për të paktën tre krime.

Rasti i tij tregon se si njerëzit me ngjyrë të varfër preken në mënyrë disproporcionale nga këto dënime ekstreme. Është e vështirë të imagjinohet një person i bardhë të marrë këtë dënim për këtë krim”, tha në një deklaratë Projekti i Pafajësisë New Orleans.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu