Ngjarje tragjike/ Shkrumbohet autobuzi dhe kamioni, 21 të vdekur dhe trupa të djegur

0

Një aksident tragjik ka ndodhur në Egjiptin Jugor, teksa një autobuz është përmbysur ndërsa tentonte të kalonte një kamion në një autostradë.

Aksidenti i tmerrshëm ka sjellë si pasojë vdekjen e 21 personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve.

“Autobusi po udhëtonte nga Kajro kur u përmbys dhe u përplas nga kamioni në një rrugë në provincën jugore të Assiut, 320 kilometra në jug të Kajros,” tha guvernatori i Assiut Essam Saad në një deklaratë. Të dy automjetet morën flakë, përfundoi ai.

Zyra e prokurorit publik të vendit tha se rruga ishte duke u rikonstruktuar dhe nuk kishte drita ose shenja të trafikut. Të paktën 18 trupa ishin djegur plotësisht dhe dy shoferët ishin midis të vdekurve.

Aksidentet e trafikut vrasin mijëra persona çdo vit në Egjipt, i cili ka një rekord të dobët të sigurisë në transport. Aksidentet shkaktohen kryesisht nga shpejtësia, rrugët e këqija ose zbatimi i dobët i ligjeve të trafikut.

Agjencia zyrtare e statistikave e vendit thotë se rreth 10,000 aksidente rrugore ndodhën në 2019, duke lënë mbi 3,480 të vdekur. Në vitin 2018, kishte 8.480 aksidente automobilistike, duke shkaktuar mbi 3.080 vdekje.

Përplasja më vdekjeprurëse e trenit në Egjipt ishte në 2002, kur mbi 300 njerëz u vranë pasi një zjarr shpërtheu në një tren, raporton The Washington Post.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu