Ngjarje tronditëse në Greqi/ Shqiptari mbyt për vdekje me duar nga fyti gruan e tij

0

Një ngjarja shokuese ka tronditur Greqinë. Një 46-vjeçar shqiptar ka mbytur për vdekje gruan e tij duke i vënë duart në fyt.

Krimi ndodhi në Lakoni.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ai debatoi me 36-vjeçaren dhe situata agravoi deri në vrasjen e saj.

Burri njoftoi vetë autoritetet për krimin që kishte kryer.

Policia ka mbërritur në shtëpi dhe ka konstatuar se gruaja ishte pa ndjenja.

36-vjeçarja u transportua me autoambulancë në spitalin e zonës ku edhe u konstatua vdekja.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu