Ngjarjet në veri, shqiptarët në Serbi në rrezik

0
Serbian President Aleksandar Vucic attends a press conference with Albanian Prime Minister Edi Rama and North Macedonia's Prime Minister Zoran Zaev after the "Open Balkan" initiative at the Palace of Brigades, Tirana, Albania, Tuesday, Dec. 21, 2021. Leaders of the three countries convene regularly to promote their countries' political and economic ties along the path toward integration with the European Union. (AP Photo/Franc Zhurda)

Nexhat Behluli ishte i ftuar mesditën e sotme në Breaking me gazetarin Xhoi Malësia ku diskutoi në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Ai u shpreh se ekziston rreziku i një hakmarrje pas kësaj që ndodhi dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me shqiptarët e Serbisë.

“Ekziston rreziku që më së afërmi, që ne shqiptarët që jetojmë në Serbi, me regjistrimin e fundit që u bë vitin e kaluar, që jemi diku 110 mijë shqiptarë, por rezidentë jemi rreth 40 mijë të jemi në rrezik se ka shqiptarë që zhvillojnë veprimtari të ndryshme brenda territorit të Serbisë, në punë të ndryshme, dhe ekziston rreziku që të hasin në problemet e hakmarrjes.

2 ditët e fundit kemi shtim të forcave serbe që patrullojnë në kufi me Kosovën, ku herë pas here ushtria dhe xhandarmëria sistemojnë pajisjet teknike, automjete. Nuk e kemi të qartë se çfarë bëjnë, diçka sjellin, diçka kthejnë mbrapa, ose është luftë psikologjike me këto lëvizje për të trembur popullatën,” tha Behluli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu