Xhama të thyer, gëzhoja plumbash dhe rrugë bosh/ Brenda “zonës së luftës” në Banjskë (FOTO)

0

Gëzhoja plumbash, automjete të dëmtuara, e xhama të thyer, këto janë provat që kanë mbetur nga përplasja e përgjakshme e ndodhur ditën e diel në fshatin Banjskë, mes policisë së Kosovës dhe grupit terrosit serb.

Këto prova u shtohen viktimave që lanë plumbat, efektivin Afrim bunjaku dhe 4 terrositët serbë të vrarë nga policia e Kosovës gjatë shkëmbimit të zjarrit. Mediat kanë mundur të hyjnë në fshatin e Zveçanit, pasi autoritetet rihapën rrugën që çon për atje pas disa ditësh bllokim, teksa situata për momentin është e qetë.

Nëpër rrugët e fshatit shihen vetëm gazetarë dhe pjesëtarë të policisë, ndërsa qytetarët janë mbyllur në shtëpi, të frikësuar dhe të painformuar siç duhet për ngjarjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu