Nuk është asnjëherë vonë! Gruaja shkon në shkollë për herë të parë, në moshën 92-vjeçare

0

Që fëmijë ëndrra e saj ishte të mësonte të shkruante e të lexonte, dhe tashmë ajo e ka realizuar

Një grua 92-vjeçare indiane shkoi në shkollë për herë të parë gjashtë muaj më parë dhe më në fund arriti të lexojë dhe të shkruajë, duke u bërë frymëzim për gratë e tjera në fshatin e saj.

Salima Khan lindi në vitin 1931 dhe u martua në moshën 14-vjeçare, dy vite para pavarësisë së Indisë në 1947.

Ajo gjithmonë ëndërronte të ishte në gjendje të lexonte dhe të shkruante, por kur ishte fëmijë, në fshatin e saj nuk kishte shkollë.

Gjashtë muaj më parë, e shoqëruar rrugës për në shkollë nga gruaja e nipit të saj në Bhulansar, në shtetin Uttar Pradesh, ajo më në fund filloi mësimet përkrah studentëve të paktën 8 dekada më të rinj se ajo.

Historia e Khan mori vëmendjen pasi një video u publikua në rrjetet sociale në të cilën ajo numëronte nga 1 në 100.

“Nipat e mi më mashtruan për t’u dhënë më shumë para sepse nuk dija të numëroja. Këto ditë kanë mbaruar” tha ajo për gazetën Times of India.

Pasi ajo u regjistrua në shkollë, 25 gra në fshatin e saj, duke përfshirë dy nuset e saj, gjithashtu filluan të ndiqnin mësimet e shkrim-leximit, sipas Sharma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu