Nicki Minaj emocionon me fjalët për babain e saj: Kërkoj që t’i telefonoj

0

Në muajin shkurt, reperja e njohur amerikane Nicki Minaj humbi babanë e saj pas një aksidenti tragjik. Babai i këngëtares, Robert Maraj u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi u përplas për vdekje nga një automjet. Autori i dyshuar i aksidentit rrugor që shkaktoi vdekjen e babait të Nicki-t, Charles Polevich u prangos.

Ndërkohë Nicki Minaj ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë për këtë ngjarje tragjike. Në një letër të gjatë drejtuar fansave, Nicki ka shprehur se kjo ka qenë humbja e saj më e madhe:

“Edhe pse nuk mund të flasë ende për ndarjen nga jeta të babait tim, mund të them se ka qenë humbja më e madhe e jetës sime. Ndonjëherë kërkoj që t’i telefonoj atij. Akoma më shumë tani që ka ikur. Uroj që shpirti i tij të prehet në paqe. Ai ka qenë shumë i dashur për ne dhe do të na mungojë gjithmonë.”

Rikujtojmë, se disa kohë më parë Nicki u padit nga një reper i ‘Queens’ për shkak të këngës së saj “Rich Sex”. Jawara Headley që njihet me emrin e tij të artit Brinx Billions kërkon prej Nicki-t më shumë se 200 milionë dollarë.

Në 30 shtator 38-vjeçarja u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, si fryt i dashurisë me Kenneth Petty. Reperja është treguar shumë e rezervuar gjithë këto kohë, duke mos publikuar asnjë foto të vogëlushit. Mirëpo me rastin e Vitit të Ri ajo vendosi ta njohë të voglin e saj me të gjithë botën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu