Nis argjërimi për besimtarët myslimanë, Bujar Spahiu

0

 

Duke nisur nga e marta në orën 04:20 besimtarët myslimanë nga e gjithë bota dhe në Shqipëri nisin muajin e shenjtë të Ramazanit.

Është viti i dytë që për shkak të pandemisë besimtarët duhet që tu përshtaten masave kufizuese.

Kryetari KMSH-së, Bujar Spahiu ka uruar me një mesazh të gjithë besimtarët, të cilëve iu uron një agjërim të lehtë dhe uron që ky të jetë muaji i faljes, mirëkuptimit, dashurisë dhe paqes.

“Të dashur qytetarë, motra e vëllezër, nesër, më 13 prill, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjellë urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i mëshirimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i faljes dhe mirëkuptimi, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin. Ju ftojmë të jemi më solidare me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbarë. Të nderuar besimtarë çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish më të madhe, prandaj njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, lënien anash të mospajtimeve, etj., synojnë të arrijnë kënaqësinë Zotit dhe harmoninë me njerëzit, me të cilit rrethohen. Uroj që ky të jetë muaji i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes. Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni të ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja”, uron Spahiu.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu