LITUANI – Edhe 3 pikë për Kosovën , pavarësisht se luhej në transfertë. “Dardanët” treguan lojë efikase në stadiumin “Dariaus Ir Gireno”, duke shënuar dy herë në portën kundërshtare për fitoren e dytë në grupin C2.
Në pjesën e parë Edon Zhegrova solli në epërsi “Dardanët” në minutën e 20-të, pas asistimit të Florent Musliut.
Përfaqësuesja e Kosovës e vazhdoi lojën e mirë edhe në 45 minutat e dyta, duke thelluar epërsinë përmes Erion Krasniqit, pas asistimit të Milot Rashicës në minutën e 65-të.
Një gabim i mbrojtjes dardane kushtoi me golin e shënuar nga Paulius Golubickas gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje, Kosova renditet e dyta në tabelën e renditjes së grupit me gjashtë pikë, po aq sa edhe Rumania në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndeshjen e radhës “Dardanët” do ta zhvillojnë në “Fadil Vokrri” kundër Qipros, më 15 tetor, nga ora 20:45.
Dy ndeshjet e fundit të grupit Kosova i mbyll në transfertë kundër Rumaninë më 15 nëntor dhe Lituanisë si pritëse tri ditë më vonë, më 18 nëntor.
Kujtojme se Shqipëria regjistron dy humbje radhazi, me Gjerorgjinënë dhe Çekinë.
Victory in Lithuania! 🔥🇽🇰
🇱🇹 1:2 🇽🇰
⏰ 20’ ⚽️ Edon Zhegrova 🅰️ Florent Muslija
⏰ 64’ ⚽️ Ermal Krasniqi 🅰️ Milot Rashica#Kosovo #Victory #Football pic.twitter.com/Gz8XuW75hJ— FFK (@FFK_KS) October 12, 2024