E FUNDIT/ Plagosje me thikë në mes të Tiranës! Një person mbetet…

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një person ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët” të kryeqytetit, ku viktima është qëlluar me thikë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia, teksa i plagosuri, një 60-vjeçar, është transportuar në spital.

Ndërkohë, autori i dyshuar, një 33-vjeçar, është arrestuar.

Nga kontrollet paraprake rezulton se është person me precedentë penal.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të asaj që ka ndodhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu