Nis fushta elektorale në Vlorë,Leskaj : Fushata e PD-së është një fushatë pozitiviste

0

Partia Demokratike çeli fushatën e saj elektorale në Vlorë, në sheshin e Flamurit, përpara varrit të Atit të Kombit, themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali.

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Vlorës, Bujar Leskaj, thekson se kjo është një fushatë ku PD shpalos jo vetëm vlerat që përfaqëson ajo dhe demokratët, por edhe programin, vizionin e saj për të ardhmen.

Postimi i plotë :

“Sot, në Sheshin e Flamurit, përpara varrit të Atit të Kombit, themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemal Vlora, së bashku me drejtuesit e Partisë Demokratike Vlorë dhe ekipin e kandidatëve për deputetë, çelëm zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit.
Nën tingujt e Himnit Kombëtar, të kënduar nga tenori Kastriot Tusha dhe këngës së grupit “Jehona Labe”, emocionet e përcjella tek të pranishmit ishin të jashtëzakonshme.
Vendosëm kurora me lule tek vendi ku prehet Ati i Kombit dhe homazhet sot marrin një kuptim të veçantë e simbolikë të rëndësishme!Homazhet janë njëkohësisht nderim, betim dhe angazhim për ndryshimin që shqiptarët dhe Vlora presin.
Fushata jonë, fushata e PD është një fushatë pozitiviste dhe qytetare!Një fushatë ku ne shpalosim jo vetëm vlerat që përfaqësojnë PD dhe demokratët, por edhe programin tonë, vizionin tonë për të ardhmen.Fushata jonë bazohet tek thelbi dhe dashuria që kemi për Vlorën dhe Demokracinë!
Fushata jonë bazohet te dashuria që kemi për njerëzit, Vlorën dhe vlonjatët e ndershëm e punëtorë!
Dhe ekipi i listës fituese të PD do të jenë shërbestarë të vërtetë të Vlorës e Shqipërisë.
I ftova qytetarët e qarkut të Vlorës të votojnë masivisht në 25 prill, në mënyrë që me votën tonë të largojmë keqqeverisjen e këtyre 8 viteve. I ftova qytetarët vlonjatë të besojnë tek ndryshimi.Të besojnë tek angazhimet e kryetarit Basha, tek zgjidhjet që programi i PD u jep e u ofron qytetarëve.
Kryefjala e fushatës sonë sot dhe e qeverisjes sonë nesër do të jetë: PËRGJEGJSHMËRI, LLOGARIDHËNIE, TRANSPARENCË e INTEGRITET!
Sot ne kemi mundësinë dhe dëshirën të NDRYSHOJMË!
Dhe ne si PD angazhohemi që Shqipëria të ndryshojë!
Ndryshim, do të thotë: Liri!
Liri do të thotë: mundësi, vetëpunësim dhe mirëqenie.
Së bashku do të bëjmë NDRYSHIMIN; do të sjellim NDRYSHIMIN!
Në 25 prill fit❤n Vl❤ra!
Fitojnë Selenica, Himara, Saranda, Delvina, Finiqi, Konispoli!🇪🇺🇺🇸
Fitojnë shqiptarët!✌
#ShqipëriaFiton🇦🇱”, shprehet drejtuesi politik i PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu