Nis nga Elbasani fushata “Tetori Rozë”,Koçiu: Janë rritur ndjeshëm rastet,nevojitet ndërgjegjësim!

0
Screenshot

Në Elbasan nisi sot fushata e “Tetorit rozë” me sloganin “Ia vlen të jetosh”, që ka për qëllim ndërgjegjësimin për parandalimin dh tve diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.Në ceremoninë e zhvilluar e këtë rast ishte e pranishme ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, gra dhe vajza, etj.Në fjalën e saj ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “për fat të keq kanceri i gjirit është një sëmundje që po përhapet, ndaj kërkoi të rritet më shumë ndërgjegjësimi.Shqetësues është fakti se ekzaminimet vihen re pasi sëmundja ka avancuar.

Mesazhe për një diagnostikim periodic dhe të hershëm përcollën edhe mjekët të cilët punojnë cdo ditë me pacientë të prekur nga kanceri i gjirit.

Çdo ditë nga 1-31 tetor nga e hëna në të premte, nga ora 8:00 të mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes dhe të shtunën nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 14:00 grave do t’u mundësohen kontrollet në spitale apo qendrat pranë vendbanimit që ofrohen falas”. “këtë vit ka një risi në fushatën për “Tetorin rozë”, pasi gratë dhe vajzat që duhet të kryejnë ekzaminimin do të njoftohen përmes portalit e-Albania, si edhe në celular”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu