Nis prishja e ndërtimeve pa leje në qytetin e Elbasanit

0

Ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje në qytetin e Elbasanit.

Sot policia ndërtimore ka prishur disa objekte në lagjen ‘Vullnetari’.

Objektet ishin të pa legalizuara dhe kishin zënë hapësirat publike.

Nga ana e pronarëve nuk ka pasur rezistencë.

Burime nga Inspektoriati i Policisë Ndërtimore bënë me dije për InfowebTv se aksioni do të vazhdojë në të gjithë qytetin.

Grupi i gazetarëve të InfowebTv ndodhet në lagjen “Vullnetari”.