Nis procedimi penal për vjehrrën dhe vjehrrin që kapën nusen në krevatin e djalit me të dashurin

0

Kapën nusen e djalit në krevat me të dashurin, e filmuan dhe e ndëshkuan, nis procedimi penal për vjehrrën dhe vjehrrin.

23-vjeçarja ka marrë menjëherë urdhër mbrojtjeje, ndërkohë që ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, pasi përveç vjehrrës e vjehrrit, e ka dhunuar edhe i ati. Për momentin e reja ndodhet në spitalin e Librazhdit.

23-vjeçarja u kap mat me të dashurin në krevatin bashkëshortor.

Vjehrri dhe vjehrra kishin pikasur tradhëtinë dhe e ruajtën deri sa ajo e futi të dashurin në dhomën e gjumit. Gjithçka ishte e organizuar më parë. Ata kishin njoftuar dhe të afërm të tjerë. Ndezin kameran e celularit, hapin befas derën e dhomës dhe i gjejnë duke bërë seks lakuriq në krevat.

Në video dëgjohet gruaja që thotë ‘mos më bëni keq’ dhe i dashuri që ‘unë nuk e dija’. Nusja është keqtrajtuar me shkop. Por fatmirësisht nuk ka pasur dhunë që t’i merrte jetën asaj.

Ajo është dërguar te prindërit, por edhe ata e kanë rrahur e madje i kanë qethur kokën për ta turpëruar më keq.

Mësohet se e reja po kalon momente të rënda depresive në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu