Nis protesta përballë Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

0

Sapo ka nisur protesta e paralajmëruar në rrjetet sociale kundër rritjes së çmimit të bukës, energjisë dhe karburanteve.

Qytetarët me pankarta në duar përballë Kryeministrisë kanë kërkuar uljen e çmimit të bukës.

 

Lëvizja qytetare është përshëndetur edhe nga automjetet të cilat kanë ndaluar duke devijuar trafikun në shenjë respekti ndaj qytetarëve.