Nis Seanca Gjyqësore ndaj Dritan Dajtit

0

Elbasan, 11 Korrik 2024 – Nis seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, i cili kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.

Në seancën e sotme, vihet re mungesa e përfaqësueses së IEVP Peqin, e cila duhej të sillte informacion mbi vitet e dënimit që Dajti ka kryer deri më tani.

Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë, ishte parashikuar të lirohej më 4 korrik të këtij viti.

Megjithatë, një vendim i Gjykatës së Lartë i marrë më 11 qershor 2024 vendosi të prishë dënimin e tij me 25 vite burg dhe ta dënojë me burgim të përjetshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu