Ditën e sotme, ka nisur seanca për masën e sigurisë për 3 të arrestuarit që kërcënuan biznesmenin në Cërrik të tërhiqej nga tenderi që fitoi në bashkinë e Tiranës. Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë, janë individët e arrestuar.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar Eral Myftaraj, administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai administronte.
Prokuroria Elbasanit kerkon masen e arrestit ne burg per te 3 te arrestuarit.