Nis Universiteti, nëna në shkollë me vajzën

0
Screenshot

 

Universiteti i Elbasanit ka hapur sot zyrtarisht dyert për vitin e ri akademik 2025–2026. Rreth 1000 studentë janë regjistruar për herë të parë në auditorët e këtij institucioni.

Përveç të rinjve në auditore , vëmendjen e tërheqin edhe gra e burra në moshë, të cilët me emocion tregojnë se po realizojnë një ëndërr të hershme ,atë të vijimit të studimeve universitare.

Mes tyre është edhe Liljana Dedja, e cila nuk e fsheh gëzimin e dyfishtë: jo vetëm që po nis vetë rrugëtimin akademik, por këtë e bën krah për krah me vajzën e saj, e cila ndjek vitin e dytë në të njëjtin universitet.

 

Në auditore historitë janë të ndryshme, por në fund prevalon etja për dije.

 

Ashtu si edhe në vitet e mëparshme, interesi më i lartë është përqendruar në programet që janë më shumë në trend dhe që kanë kërkesë të lartë në tregun e punës. Veçanërisht Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike mbetet më i preferuari, me rreth 700 studentë të regjistruar vetëm në këtë fakultet. Më pas renditen programe si Financa dhe Teknologjitë e Informacionit.
Risi e këtij viti është rritja e regjistrimeve në programin Matematikë–Fizikë, çka tregon për një orientim të ri e inkurajues drejt shkencave ekzakte, pavarësisht sfidave që programet e mësuesisë kanë hasur vitet e fundit. Interes i qëndrueshëm vihet re edhe për programin Edukim Fizik dhe Sporte, si dhe për programet në Biznes, Drejtësi, Ekonomi dhe Mësuesi në Arsimin Parashkollor.Sa i takon programit me traditë gjuhë-letërsi aktualisht janë regjistruar vetëm 10 studentë, ndërsa drejtuesit e këtij programi shpresojnë tek dy raundet e tjera.

Infoweb Media