Nis vaksimini edhe në rrethet e tjera. Dalin shifrat e vaksinimit masiv

0

Procesi i vaksinimit masiv ka nisur ashtu siç ishte paralajmëruar në vendin tonë këtë të diel.

Krahas vaksinimit në sheshin Skënderbej në Tiranë, ky proces po zhvillohet edhe në rrethin e Sarandës, Fierit, Durrësit, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

-Në NJVKSH Sarandë vaksinimi prej 1200 vaksina Sinovaks po kryhet në 9 qendra, të cilat janë tashmë të hapura. Ndërkohë qe në NJVKSH Delvinë janë në sherbim të vaksinimit 4 Qendra, ku numri i vaksinave është 470 të tilla. Vaksinimi, sipas drejtuesve të Shëndetit Publik kryhet në rregull pa probleme dhe nga vaksinatorë me përvojë

-Ka nisur prej ores 8 te mengjesit te kesaj te diele vaksinimi masiv ne Fier. 8000 doza vaksina kineze SINOVAC ne 18 qendra shendetesore ne Fier, Patos, Roskovec kane nisur vakzinimin e dozes se pare per popullaten nga mosha mbi 75 plus dhe 80 vjec plus dhe nje pjese e sistemit arsimor qe deshirojne qe nuk e kane marre vaksinen. Sipas Drejtorit Rajonal te Kujdesit Shendetesor Ervin Hoxha prej mengjesit te sotem ka nje masivitet ne marrjen e kesaj vaksine.Vetem ne bashkine Fier jane 3 qendra per kryerjen e kesaj vaksine dhe ajo qe bie ne sy eshte interesimi i kesaj kategorie per te kryer vaksinen.

-Edhe në Durrës ka nisur aplikimi i vaksinës Covax. Vaksinimi po kryhet në qendrat shëndetësore të bashkisë Durrës e Shijak. Ndërkohë po vazhdohet me “Pfizer” dhe “AstraZeneca”-n për dozën e dytë tek stafi spitalor, mësuesit dhe të moshuarit 80+. Nga ana tjetër, vijon vaksinimi i pedagogëve, të cilët që nga data 26 nisën të merrnin dozat e para të vaksinës. Deri më sot janë vaksinuar afro 50 përqind e mësuesve të shkollave të Durrësit, ndërsa është planifikuar që të kryhet vaksinim edhe javën e ardhshme, pasi ka shtim kërkesash nga mësuesit.

-Edhe ne Elbasan ka nisur vaksinimi masiv i popullates .Per qarkun e Elbasanit jane parashikuar 11 mije vaksina nga keto 8 mije jane per bashkine Elbasan.Burime zyrtare nga drejtoria e shendetit pubik bejne me dije se te gjitha qendrat shendtesore jane hapur dhe sipas planifikimit nga mjeku familjes kryhet edhe vaksinimi per popullaten, Ata qe vaksinohen jane nga moshat mbi 70 vjec deri ne 90vjec. Megjithe thirrjet e qeverise per vaksimin e qytetareve si mase mbrotjes ndaj covid-19 nje pjese e qytetareve jane skeptik. Te moshuarit ne Elbasan të cilët janë paraqitur sot për tu vaksinuar shprehen optimist per vaksinen ndersa ata qe sapo kishin marre dozën të kënaqur që munden ta merrnin. Në një nga qendrat shendetesore ku u kryen vaksinat sot ndaj covid 19 mësohet se kishin ardhur 80-të doza. Vetëm në dy oret e para të mengjezit u vaksinuan 30 persona. Për mjeken e kesaj qendre shëndetësore interesi i të moshuarve për tu vaksinuar është i lartë.

-1 mije doza te vaksines kineze po aplikohen ne Gjirokaster, ku jane ngritur 13 qendra shendetesore ne menyre qe te procedohet me vaksinimin masiv te popullsise.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu