Një sasi lënde narkotike është kapur brenda një furre mikrovale, e cila ishte nisur nga Holanda drejt Greqisë ku pritej të merrej nga një 40-vjeçare shqiptare.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në pranga kanë rënë dy shtetas, babë e bir, 49 dhe 22 vjeç, të cilët akuzohen si bashkëpunëtor i 40-vjeçares, pasi kishin nisur rreth 2 kg heroinë drejt Athinës.
Mësohet se të dy shtetasit ishin aktiv në këtë treg, për furnizim, transportin dhe importin e sasive të kokainës në Greqi nga vendet e huaja dhe më pas në trafikimin e tyre në Kretë.
Konkretisht, sipas Policisë, dy personat kishin udhëtuar më parë drejt vendeve të huaja për të siguruar një sasi kokaine. Më pas, për ta transportuar nga Holanda në Greqi, e kanë dorëzuar si pajisje shtëpiake në një kompani transporti, me destinacion Atikën dhe marrës jashtë vendit.