Një burrë del në mes të rrugës dhe bllokon trafikun, pastaj sulmon dhe policinë (Video)

0

TIRANË- Një 41 vjeçar me inicialet E.T ka shfaqur shënja agresiviteti dhe ç`regullime në sjellje, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve në Tiranë. Gjatë neutralizimit nga policia ai ka dhunuar dhe ka kundërshtuar punonjësin e policisë. 41-vjeçari u procedua penalisht dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Në lidhje me një video të publikuar në portale ditën e sotme, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin e huaj E. T., 41 vjeç. Ky shtetas ditën e sotme, në Rrugën e Elbasanit, ka shfaqur shenja agresiviteti dhe ç’rregullime në sjellje, dhe ka bllokuar lëvizjen e automjeteve.

Gjithashtu, gjatë neutralizimit, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. 41-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juriduksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu