Një i vdekur dhe një i zhdukur në Durrës

0

Policia e Durrësit në bilancin e ngjarjeve të 24 orëve të fundit, raporton se një person është gjetur i pajetë, dhe një tjetër është denoncuar i humbur nga bashkëshortja e tij.

Konkretisht, në lagjen nr.14, Durrës, pranë derës së një vendparkimi mjetesh është gjetur i pajetë shtetasi F. Ç., 56 vjeç, (roje i vendparkimit). Nga veprimet e para hetimore rezulton se 56-vjeçari e ka humbur jetën si pasojë e infarktit.

Ndërkohë po dje në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetësja E. Ç. se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi K. Ç. dhe nuk është kthyer më. Vijon puna për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu