Një person është vrarë pas shpërthimeve në lagjen Podilskyi të Kievit, tha të dielën vonë kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.
Disa shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Shpërthimet goditën lagjen Podil të kryeqytetit ukrainas, duke përfshirë zona banimi dhe biznesi, tha Klitschko. Lagjja Podil është pjesë e rrethit më të madh të qytetit Podilskyi.
Shpërthimet goditën “disa shtëpi dhe në territorin e një prej qendrave tregtare. Ekipet e shpëtimit, paramedikët dhe policia janë tashmë në vendngjarje”, tha Klitschko përmes Telegram.
Gjithashtu përmes Telegramit, Klitschko tha se ekipet e shpëtimit po shuajnë një zjarr të madh në një nga qendrat tregtare në lagjen Podilskyi të kryeqytetit. Ai shtoi se shërbimet mjekësore, të shpëtimit dhe të policisë janë në vendngjarje.