Në historinë e arsimit elbasanas, Abdyl Kajanaku është njeri nga ata “Mësues të Merituar” që ishte dhe mbeti një punëtor i devotshëm e religjioz i shkollës elbasanase dhe asaj kombëtare. Ai mertion vlerësimin jo vetëm sepse së bashku me kolegët hodhën themelet e shkollës shqipe, por mbi të gjitha, shpirti i tij atdhetar e demokrat dha dritë për alfabetin dhe shkrimin e shqipes së sotme. Në shenjë mirënjohje nxënësi i tij Eduart Hoxholli ka vendosur të hedhi mes rreshtave të gjithë aktivitetin e tij letrar e patriotik në librin që e solli për lexuesit në javën e aktiviteteve të Ditës së Verës.Abdyl Kajanaku,intelektuali i qytetarisë elbasanase u promovua mes miqsh,familjarë dhe ish nxënës të figurës së ndritur të mësuesit të devotshëm.
Mes emocionesh të forta përcolli mirënjohjen e tij, djali i Abdyl Kajanakut.Ndonëse jetoi pak me babain e tij,pasi ishte gjithmon në shërbim të arsimit,thotë se ka marrë shumë prej figurës dhe autoritetit të tij.
Me superlativa shprehen për mësuesin e tyre ,ish nxënësit e tij,të cilët e konsiderojnë veten me fat që morën dije nga një personalitet i rrallë si ai.
Abdyl Kajanaku mbetet një figurë e respektuar edhe në Arsimin e Lartë. Për autoritetin pedagogjik të konsiderueshëm që kishte, ai mbajti leksionin e pare në përurimin e Institutit të Lartë Pedagogjik në Shkodër, më 1 shtator 1957. Po kështu pas shumë viteve, në Elbasan me rastin e çeljes së Institutit të Lartë Pedagogjik, mbajti leksionin e parë./Infoweb Media