Një Lulishte me Trëndafila” ishte koncerti që u ngjit këtë fundjavë në skenën e teatrit Skampa në Elbasan ,duke sjellë një copëz tradite dhe pranvere për artëdashësit e shumtë që ndoqën dhe duartrokitën formacionet artistike.
insertttt
Koncerti u shoqërua nga Orkestra e Harqeve dhe Ansambli Isuf Myzyri, duke ofruar një ngjyrim të veçantë mbrëmjes, e cila ishte një përzierje harmonike mes trashëgimisë kulturore dhe freskisë së talenteve të reja. Publiku pati mundësinë të shijonte këngë qytetare, një thesar i pazëvendësueshëm për identitetin dhe historinë e Shqipërisë së Mesme, të interpretuara me pasion dhe mjeshtëri nga këngëtarët e afirmuar si Kastriot Tusha, Eranda Libohova, Eglantina Toska, Mehdi dhe Demir Zena, Iris Sula dhe shumë të tjerë.
Organizatorët e eventit shprehën vlerësimin e tyre të lartë për këtë mbrëmje, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe artistike.
Në përfundim të koncertit, pushteti lokal nderoi disa nga figurat më të shquara të komunitetit artistik elbasanas, duke iu dhënë atyre tituj “Mirënjohja” për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e vlerave artizanale dhe kulturore të Elbasanit, një qytet i njohur për pasurinë e tij kulturore dhe artistike./Infoweb Media