Një person ka ndërruar jetë zonën e “Astirit” në Tiranë pasi është rrëzuar nga ballkoni i apartamentit ku banonte.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë mbuluar trupin, në pritje të një ambulance. Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamjet në redaksinë tonë, personi ka ndërruar jetë në vend.
Paraprakisht bëhet me dije se personi është i seksit mashkull. Pritet që blutë e kryeqytetit të japin njoftim për rastin dhe shkaqet që e kanë çuar këtë shtetas drejt vetëflijimit.