Njerëzit tregojnë gjërat më të tmerrshme që kanë zbuluar për partnerët e tyre, shumë vite pas lidhjes

0

#1

Jetova për një vit me të, para se të zbuloja se ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. I kishte dhënë gjithë të drejtat prindërore ish-gruas sepse s’donte të merrej me të.

#2

Mësova se ish-i im kishte një fiksim me gratë e reja. Kur u njohëm, unë kam qenë 17 dhe ai 21. Kur ishte 36 vjeç, zbulova se kishte një lidhje, me një 17-vjeçare.

#3

Zbulova sa e keqe tregohej ajo me njerëzit. Prej saj, humba miqësi të ngushta në 3 vite, siç nuk më kishte ndodhur kurrë gjatë jetës sime. Duket e ëmbël dhe e mirë, por kur zemërohet, thotë gjërat më të tmerrshme dhe të lëndon aq sa s’do e mendoje kurrë.

#4

Bashkëshorti im gjithmonë më bënte të ndihesha keq për numrin e partnerëve që kisha patur para tij. Pas shumë vitesh martesë dhe ai më tregon numrin e vërtetë të partnerëve që kishte patur. Përveçse u ndjeva keq që më gënjeu, më shumë u mërzita për faktin se gjatë gjithë viteve jam ndjerë fajtore, për asgjë.

#5

Ishte abuzive dhe deri para dasmës, sillej si një njeri tjetër. Kur zemërohet, ofendon këdo kë ka pranë, pa marrë parasysh asnjë pasojë apo se si ndihet personi tjetër.

#6

Gjatë lidhjes, i dashuri më tha se kishte një djalë. Më tha se e kishte bërë me një grua në moshë të madhe sepse ajo donte një fëmijë, kështu që ky “i bëri një nder”. Madje, ai kishte dhe foto të fëmijës në portofolin e tij. Disa vite më vonë, më tregoi të vërtetën: Atë histori e kishte shpikur dhe djali në foto në fakt ishte vëllai i tij vogël. Jam ndjerë e tmerruar.

#7

Ai mbante një kalendar seksi. Për shembull, X = puthje dhe kështu me radhë. Muajt e parë të lidhjes, para se të ishim “ekskluzivë”, më tha se unë isha gruaja e vetme me të cilën ishte, por kur pashë kalendarin kuptova se më kishte gënjyer.

#8

Gruaja ime priti derisa e propozova për martesë, që të më thoshte se ishte akoma e martuar. Ato ishin ndarë prej 7 vitesh, por divorci s’ishte finalizuar ende.

#9

Ish-burri im ishte i tmerrshëm me paratë. Në fakt, ka qenë edhe në rini, por atëherë nuk i vinim re këto gjëra. Ai, jo vetëm që është dembel, por do vetëm të shpenzojë. Më është dashur të laj shumë borxhe prej tij.

#10

E dashura ime e ka tradhtuar të dashurin e saj të fundit. Jo sepse donte dikë tjetër, por sepse ishte e zemëruar me të. Ajo ishte ende e re dhe është penduar, por nëse do ma kishte thënë më herët, ndoshta do ndikonte në mënyrën se si do ndihesha për të. Ne kemi një marrëveshje të mrekullueshem, por akoma më bezdis ideja se nëse një ditë ajo “zemërohet” me mua, do të më tradhtojë për inat.

#11

Nuk e kuptova derisa jetuam bashkë, por ajo nuk ishte një njeri funksional. Nuk lante asnjë enë, nuk hekuroste apo të lante rrobat. Nuk kishte asnjë ambicie. Shpenzonte paratë e mia dhe përsëri kërkonte hua tek të tjerët. Ah, sigurisht, i pëlqente edhe të flinte me të tjerë.

#12

Po dilja me një djalë i cili fillimisht më tha se kishte tre fëmijë: një vajzë të rritur që jetonte në një qytet aty pranë dhe dy vajza të tjera, të moshës 6 dhe 8 vjeç, të cilat jetonin në Portugali. Ne u ndamë dhe u rikthyem së bashku, dhe atëherë sikur nuk po më dilnin llogaritë. Ai përmendi vajzën e tij 11-vjeçare dhe atë që jetonte në New Jork. Pastaj më tha se vajzat e tij ishin 9 dhe 11. Kur u hutova plotësisht dhe ai e kuptoi se krijoi një lëmsh më tha të vërtetën: Kishte 5 vajza me 3 gra të ndryshme. Ai mendoi se do më trembte fakti që kishte kaq shumë fëmijë, por ajo që më tmerroi në fakt ishte ideja se ai mund të gënjente për diçka kaq delikate si fëmijët dhe familja.

#13

Ai kruan hundën dhe më pas ha çfarë del prej saj. Dhe nuk i lan kurrë dhëmbët. Këtë e zbulova pas 3 vitesh kur filluam të jetonim bashkë.

#14

Zbulova se si ishte mamaja e tij. Prindërit me të vërtetë që mund t’i prishin marrëdhëniet.

#15

“Shoku i tij i dhomës” ishte ish-e dashura e tij.

#16

Ishte e pasjellshme me stafin e shërbimit ndaj klientit, për gjërat më të vogla. Kjo filloi të ndodhë vetëm vitet e fundit të njohjes, jo në fillim.

#17

Fakti që prindërit e kanë përkëdhelur kaq shumë. Ai është 20 vjeç dhe prindërit bëjnë thuajse gjithçka për të.

Burimi: Reddit, Buzz Feed

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu