Njihuni me motrën e Dua Lipës dhe suksesin e saj ndërkombtar!

0

Motra e Dua Lipës, Rina, është një emër tepër i spikatur së fundmi në botën e modelingut. Portreti i saj po pëlqehet gjithmonë e më shumë dhe Rina është kthyer në një ndër personazhet më të kërkuar si imazh për kompani të ndryshme.

Së fundmi, portreti i Rinës është vendosur si imazh promovues për kompaninë e famshme të pijeve “Coca-Cola”.

Këtë e ka treguar vetë ajo nëpërmjet një postimi në Instagram.

Motra e Dua Lipës, Rina ka bërë hapjen e shfaqjes së modës “GCDS Fall 2021” gjatë Javës së Modës në Milano.

Menjëherë, Dua Lipa tregoi mbështetjen e saj për të motrën, duke postuar një video në Instagram të së motrës së saj 19-vjeçare, e cila shihet veshur me një fustan ngjyrë jeshile-ulliri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu