Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme,si do të ndryshojnë temperaturat

0
901534 - photo of early sunset a cloudy day

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme duke diktuar mot të kthjellët në të gjithë vendin. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta në skajin verior dhe juglindor.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 0°C mëngjesi deri në 17°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një qendre anticiklonare në veri të Europës do të kushtëzoj mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të saj. Më të dukshme kthjellimet paraqitet në vendet e Pellgut të Mesdheut dhe Europën Veriore.

Por vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë Europën Qendrore dhe Perëndimore.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë republikën e Kosovës do të vijojnë të kushtëzojnë kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime për pjesën më të madhe të vendit, por vranësira kalimtare do ketë në zonat perëndimore.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë në zonat kufitare me Shqipërinë ndërsa pjesa tjetër e vendit do të paraqitet me kthjellime.

Edhe pasditja mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu