Covid 19 i merr jetën gazetares Anila Dushi

0

(Çfarë shkruante vetë ajo pas infektimit)

Gazetarja e mirënjohur nga Shkodra, Anila Dushi nuk arriti ta fitojë betejën me Covid 19, dhe është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dushi është një gazetare e njohur në Shkodër, por edhe në Shqipëri me një karrierë të pasur, ku ka punuar në mediat lokale dhe kombëtare. Gazetarja me pothuajse 30 vite karrierë në media, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, ndërsa ka ndihmuar në nxjerrjen e dhjetra të rinjve reporter në media.

Kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti dha njoftimin në Facebook duke shkruar: “Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare. Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend. Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije. E veshtire per kedo ti thotë lamtumire Anila Dushit”.

Në një postim të sajin disa ditë pas infektimit Dushi shkruante: Kam besuar qe ne fillim se Covid 19 eshte nje lufte boterore. Kam degjuar mjaft nga ata qe e kane kaluar. Por qenka tmerr.

Gjendja e saj u rëndua me kalimin e ditëve, derisa u shua përgjithmonë sot, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja e saj, kolegët e të gjithë qytetarët e Shkodrës. Ajo kishte botuar vitet e fundit dhe një libër të saj, dedikuar Pavlina Manit, si një ëndrrat më të mëdha të karrierës së saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu