YouTube është një platformë ku të rinjtë publikojnë video me përmbajtje nga më të ndryshmet për shikuesit e tyre. Fama që këto publikues marrin është aq e madhe sa dhe shuma që ato fitojnë, shkruan InfoWebTv.
Por a e dini cili është YouTuberi më i pasur në mbarë botën?
Ai është Jeffree Star me një vlerë neto prej 200 milion dollarësh. Pasuria e tij neto është 5 herë më e madhe se YouTube-ri i dytë më i pasur, PewDiePie, i cili ka një vlerë neto prej 40 milion dollarësh.
Jeffree fitoi 15 milion dollarë në vitin 2020 drejtpërdrejtë nga kanali i tij në YouTube, me 16.5 milion abonentë dhe 2.4 miliardë shikime totale. Por pjesa më e madhe e pasurisë së tij vjen nga kompania e tij e kozmetikës, Jeffree Star Cosmetics, e cila tërheq mbi 100 milion dollarë shitje në vit.
YouTuberët më të pasur bëjnë fitojnë më shumë para nga linjat e tyre të produkteve apo nga industria muzikore.
infowebtv.com