Ministrja e jashtme e Portugalisë Ana Paula Zacarias ka konfirmuar përmes një deklarate për shtyp, që nuk ka një datë për konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me BE-në.
Zacarias, e cila është njëherësh dhe zv. Presidentja e Bashkimit Europian për transparencën, tha se shtetet nuk kanë rëndë dakord për mbajtjen e konferencës së parë me të dy vendet.
Shkak për marrjen e vendimit negativ për të dy vendet e Ballkanit Perëndimor është vetoja që Bullgaria ka vendosur për Maqedoninë e Veriut, si pasojë e konfliktit të hapur mes dy vendeve, ndërkohë që shtetet e BE-së kanë vendosur që dy vendet tona të trajtohen në bllok.
‘Nuk ramë dakord për caktimin e një date për konferencën e parë ndërqeveritare, e rëndësishme është që të mbahet gjallë prespektiva europiane e Ballkanit Perëndimor’, u shpreh ministrja e jashtme portugeze, vend i cili mban dhe presidencën e BE-së.