Norvegjezet ‘shkatërrojnë’ kombëtaren shqiptare, u shënojnë 7 gola brenda 90 minutave

0

Ditën e sotme Kombëtarja shqiptare e femrave luajti raundin e 5-të të kualifikueseve të Kupës së Botës Australi-Zelandë e re 2023. Në “Air Albania”, Norvegjia kryesuese fitoi 7-0. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 me gol të Manum, por më e rënda erdhi në pjesën e dytë ku skuadra e drejtuar nga Armir Grima pësoi dhe 6 gola të tjerë.Shqipëria mbetet në vendin e pestë në Grupi F me vetëm 4 pikë.

Në grupin e Shqipërisë ra në sy fitorja e thellë e Belgjikës, kundër Armenisë me rezultatin 19-0. Më parë kishte luajtur edhe Kosova, që doli e mposhtur nga Polonia me rezultatin 1-2.

Vajzat dardane shënuan të parat me anë të futbollistes Syla, por Polonia u kundërpërgjigj shpejt duke realizuar dy herë me Gec dhe ëiankoëska pa u mbyllur pjesa e parë e ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu