‘Nostradamusi’ turk që parashikoi tèrmetin e sotëm, ja ç’thoshte në fillim të këtij viti ministri i Brendshëm Soylu

0

Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu ka deklaruar në janar të këtij viti se qeveria po përgatitej seriozisht për një tèrmet të fùqishëm deri në 7.5 ballë. Parashikimi duket se i doli ditën e sotme ku qyteti i Izmirit u gòdit nga lèkundje të fòrta sizmike që kapën vlerën e magnidudës 6.6 rihter.

Ai i bëri këto deklarata gjatë një interviste televizive, teksa tha se qeveria është e përgatitur për çdo lloj skenari.

“Presim një tèrmet me magnitudë 7.5 të shkallës rihter në Stamboll. Ne jemi duke punuar seriozisht për skenarin e mundshëm të tèrmetit “, deklaroi Soylu për televizionin CNN të Turqisë në janar.

Soylu u shpreh se masat kanë nisur të merren që në shtator kur Stambolli u përball me një tërmet 5.8 të shkallës rihter.

“Ky është një studim shumë i ndërlikuar, duke mbuluar gjëra që duhet të bëjmë për të mbrojtur thesaret kombëtare në Pallatin Topkapi e deri tek nevojat e qytetarëve”, shtoi Soylu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu