“Nuk do t’u lë pasuri vajzave të mia, janë hajdute, t’u vijë turp”! Publikohet regjistrimi audio i Maradonës

0

Më 25 nëntor të këtij viti u nda nga jeta legjenda botërore e futbollit Diego Armando Maradona pas një ataku kardiak që pësoi në gjumë. Ndërkohë prezantuesja e njohur italiane, Barbara d’Urso, ka publikuar detaje tronditëse mbi jetën private të ish-legjendës sê futbollit botëror. Në emisionin “Pomeriggio 5” ajo transmetoi ekskluzivisht audion që “El Pibe de Oro” i dërgoi avokatit të vet, Matias Morla, disa muaj më parë. Maradona shfaqet i tërbuar, sepse motrat e tij nuk ishin ftuar në dasmën e vajzës së madhe, Dalma.

“Nuk do të shkoj në dasmë dhe nuk do t’u lë pasuri vajzave të mia, sepse janë hajdute. Do të jap gjithçka për bamirësi. Atyre duhet t’u vijë turp. Motrat e mia i ushqyen vajzat ishin të vogla, ato nuk e meritojnë këtë”, – dëgjohet Maradona teska i flet avokatit të tij.

Sakaq korrespondenti i “Mediasset”, Vito Paglia, zbuloi një aspekt të ri të historisë: “Matias Morla, avokati i Diego Armando Maradonës, në shkurt 2021 do të duhet të gjykohet për dy krime: shpifje dhe fyerje. Akuza është bërë nga Dalma Maradona, Jannina Maradona dhe Claudia Villafane”.

Ish-legjenda e futbollit la pas një pasuri të madhe dhe lufta për marrjen e saj nga të afërmit dhe trashëgimtsrët është shumë e ashpër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu