Nuk i bindet policisë dhe rrezikoi jetën e efektivëve, arrestohet 33-vjeçari në Tropojë

0

TIRANË- Një 33-vjeçar në Pikën Kufitare të Morinës ka vënë në rrezik jetën e punonjësve kufitarë.

Sipas policisë, ai ishte duke drejtuar një makinë tip Hummer dhe nuk ka paraqitur dokumente përkatëse në sportel.

Pas kësaj i riu ka kundërshtuar punonjësit kufitarë dhe është larguar me automjetin e tij duke vënë në rrezik jetën e policëve kufitarë.

Ai u arrestua pas ndjekjes në Bajram Curri dhe pas kontrolleve rezultoi se drejtësi i Hummer ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu