Alarm për bombë në shkollën franceze, tre dite me parë u vra me thikë një mësues

0

Shkolla e mesme në Arras, Franca veriore, ku një mësues u godit për vdekje me thikë të premten, është evakuar sot në mëngjes pas një alarmi për bombë, kanë thënë burime për Reuters .

Në vendngjarje mbërriti një ekip policie i ekspertëve për eksplozivët.

Mësuesit dhe studentët e shkollës së mesme Lycee Gambetta u mblodhën në oborrin e një ndërtese përballë shkollës së tyre.

Një 20-vjeçar goditi me thikë një mësues francez dhe plagosi dy persona të tjerë në një sulm të premten në Lycee Gambetta në një sulm që presidenti Emmanuel Macron e dënoi si “terrorizëm barbar islamik”.

Franca është vënë në gatishmërinë më të lartë të sigurisë pas sulmit qw tashmw mund tw quhet i pwrseritur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu