Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policsë në fshatin Qukës të Librazhdit mbrëmjen e djeshme. Ai po urdhëtonte me një automjet tip “BMW” në dalje të Pogradecit, kur shërbimet e policisë i kanë bërë me shenjë që të ndalojë makinën.
Ai nuk i është bindur urdhrit të policisë por ka vazhduar rrugën. Menjëherë shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar në Qukës, 44-vjeçarin Emiljano Peshku.
Ndërsa shtetasi tjetër, pasagjeri Xh.S. duke përfituar nga errësira është larguar dhe po vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë në automjetin që drejtonte 44-vjeçari ishin 5 emigrantë nga vendet e treta të cilët po transportoheshin për të kaluar kufirin në mënyrë ilegale kundrejt pagesës.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të transporimit të emigrantëve nga Vendet e Treta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Midnight 27”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Emiljano Peshku., 44 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. S., 26 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë natës, në dalje të Pogradecit, i është bërë shenjë për ndalim, automjetit që drejtonte 44-vjeçari. Ai nuk i është bindur urdhrit, por ka vazhduar lëvizjen. Menjëherë, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e automjetit, në fshatin Qukës, Librazhd, dhe kanë arrestuar shtetasin E. P., ndërsa shtetasi Xh. S. (pasagjer në këtë automjet), duke përfituar nga errësira, është larguar. Vijon puna për kapjen e tij.
Në automjetin tip “BMW” që drejtonte i arrestuari, ishin 5 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, nga 2 shtetasit, për të kaluar ilegalisht, kufirin, me destinacion vendet e BE-së.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.