Kapet në flagrancë duke transportuar emigrantë 44-vjeçari në Librazhd

0

Një 44-vjeçar është vënë në pranga, pasi nuk iu bind urdhrit të policëve për të ndaluar automjetin, në dalje të Pogradecit.

Policia iu vu në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit në fshatin Qukës të Librazhdit. 44-vjeçari E.P së bashku me një shtetas tjetër pasagjer Xh.S po transportonin me automjetin tip “BMË” 5 emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesave, nga 2 shtetasit, për të kaluar ilegalisht, kufirin, me destinacion vendet e BE-së.

Pasagjeri Xh. S. ka përfituar nga errësira dhe është larguar. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu