Nuk ka më dyshime! Fifi zyrtarizon lidhjen e saj me djalin misterioz

0

Disa muaj më parë mediat u pushtuan nga lajmet për dashurinë e pamundur të Fifit, e cila në një postim në Instastory shprehej se donte vetëm vëmendjen e një personi, madje thoshte se mund të bëhej çdo gjë edhe palaço vetëm që të ishte me njeriun e saj të zemrës.

Ajo i bëri edhe tag madje një personi me emrin Xhuljo Tabaku. Më tej në një postim tjetër, këngëtarja shprehej se nuk ishte dashuruar me njeriun e gabuar, por në kohën e gabuar.

Në muajin qershor teksa ishte e ftuar në “ Në kurthin e Piter Pan”, ku u pyet nëse e ka kaluar karantinën me personin e zemrës, autorja e hitit ‘Zhurmë’ tha se e ka kaluar izolimin me shoqen e ngushtë sepse i dashuri i zemrës ndodhet larg saj.

Kështu ajo pranoi se është në një lidhje. Ndërkohë, këto zëra u konfirmuan edhe në “Shiko kush luan” të shtunën e kaluar kur Luana teksa Fifi bëri një batutë për thyerjet e zemrës, i tha: “Fifi, mos na tremb. Ne të dimë të sistemuar ty.”

Edhe ashtu duket. Së fundmi, Fifi ka vendosur të heqë nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë miqtë që ka patur, përveç njërit. I vetmi person që ndjek Fifi është Xhuljo Tabaku.

Në këtë mënyrë, ajo e ka çuar në një nivel tjetër marrëdhënien e tyre, duke e zyrtarizuar atë dashur-padashur. Mezi po presim t’i shohim krah njëri-tjetrit në publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu