Nuk ka nxitim për të gjetur një ‘9’ tjetër: Benzema edhe dy vite të tjera kontratë…

0

SPANJE – Florentino Pérez e ka të qartë. Sulmuesi Karim Benzema është i paprekshëm. Të njëjtën gjë mendon edhe Ancelotti. E kështu do të vazhdojë të jetë edhe në muajt e ardhshëm, për aq kohë sa trupi i francezit do të rezistojë.

Sulmuesi ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, por drejtuesit madrilènë janë të bindur se marrëveshja do të zgjasë edhe dy sezone të tjera, pra deri në qershor 2024. Ajo do të finalizohet së shpejti. Nuk ka dyshim për këtë pikë. E gjithë kjo zvogëlon nevojën e tensionit për të inkorporuar një lojtar, që luan në pozicionin “9”, në skuadrën e drejtuar nga trajneri italian. Nuk ka nxitim dhe merkato, nuk do të jetë gjatë kësaj vere.

Presidenti i Real Madridit ua ka bërë të ditur të gjithëve. Ai do të nënshkruajë në kohën e nevojshme për një “9” që mund të jetë referenca e Real Madridit për shumë vite. Gjetja e një ‘Benzemaje’ tjetër në merkato është detyra që i pret drejtuesit sportiv dhe jo pikërisht për këtë verë. Radari tashmë po funksionon, por të gjithë janë të vetëdijshëm se kërkimi do të jetë i gjatë dhe i ndërlikuar.

Tani është koha për të qenë të vëmendshëm, për të kontrolluar evolucionin e disa lojtarëve, për të zgjidhur problemin e pasaportës dhe për të gjetur sërish çelësin, diçka që ka ndodhur me Valverden, Militao, Alaba, Rodrygo dhe Vinicius.

Për fushatën që fillon më 12 gusht në Helsinki, Real Madridi ka dy brazilianët dhe Benzemën si referencë sulmuese, por ka edhe një Hazard, që duhet të tregojë përfshirje në punën e përditshme, këmbëngulje dhe të dijë të përfitojë nga mundësitë. Tregu nuk është i mbyllur, por as dera nuk është e hapur.

Nuk ka nxitim për të gjetur një '9' tjetër:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu