Nuk ka paqe mes tij dhe Fatbardh Kadillit: Basha iku, shpresoj mos t’i ketë ardhur gjumi

0

Ditën e sotme, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i shtriu dorën e bashkëpunimit të gjithë kritikëve të tij, në mënyrë që të punojnë së bashku për largimin e Kryeministrit Rama.

Mirëpo largimi i tij pak para se të fillonte të fliste në Kuvendin Kombëtar një nga krtitikët më të mëdhenj, Fatbardh Kadilli, mesa duket nuk i ka pëlqyer këtij të fundit.

Kadilli ka ironizuar me Lulzim Bashën teksa mbante fjalën e tij përpara të pranishmëve, duke u shprehur “Basha iku, shpresoj mos t’i ketë ardhur gjumi”.

“Të forcojmë votën e anëtarit për të çmontuar vulën e Kryetarit. Basha iku, shpresoj mos t’i ketë ardhur gjumi. Të vendosim rregullat që ndajnë udhëheqjen politike nga drejtimi administrativ i partisë. Të mandatonim një projekt politik me afat, jo te duartrokasim mandatet e pakufizuara të kryetarit. Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk bëhet për vendime më pak se të zakonshme.

Qytetarët duan nje PD të pastër. Kjo kërkon kurajo për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione te na lidhin me atë. Një qeveri e korruptuar është një armik i qytetarit. Një opozitë e korruptuar është një tradhëti ndaj qytetarit.

Hapja nuk është çështje statuti dhe as domeni i kryetarit Të kuvendojmë me sytë nga e ardhmja. Sistemi i drejtësisë është aleati më i mirë për ne si opozitë në misionin për të luftuar korrupsionin dhe krimin. Nuk kemi dhe nuk do të kemi kurrë moskuptim me partnerët perëndimor.” tha Kadilli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu