Nuk mbarojnë deklaratat e forta të Gabriele Garko-s/ Kjo është hera e fundit që dal në televizion

0

Gabriel Garko ishte i ftuar të dielën, 11 tetor, në programin ‘Non è la D’Urso’.
Aktori bërë të qartë se kjo do të jetë dalja e tij e fundit në televizion.
Garko tregoi se nuk e ‘përdori’ Gabriele Rossin për të rrëfyer sekretin e tij, si dhe nuk i ka përdorur gratë që ai i kishte si të dashura për tu mbrojtur.
Gjithashtu falenderoi dhe moderatoren e programit Barbara D’Urso e cila ishte në mesin e njerzve që e kanë ditur gjithmonë të vërtetën por që e kanë ruajtur.
Garko gjithashtu deklaroi dhe pse ai i dha fund sekretit të tij:
‘Unë vendosa të flas sepse thashë mjaft por shpresoj që një ditë të mos flitet më.Ajo që bën dikush në dhomën e gjumit nuk është punë e tjetrit.
Ai shpjegoi gjithashtu se ndihej si një viktimë e një padrejtësie dhe ishte i sigurt që nëse ai do të kishte zbuluar oreientimin e tij seksual, atij nuk do i jepnin role.
Tani që ka deklaruar seksualitetin e tij, ai shpreson të jetë në gjendje të vazhdojë të jetë një aktor:
“Unë nuk mendoja se ishte e drejtë që nuk mund të isha aktor, sepse isha gay. Tani do të shoh … nëse mund të bëj rolet që kam bërë më parë. ” pastaj shton duke qeshur: “Tani do të doja të qëndroja prapa kamerës dhe duhet të jem i kujdesshëm se si flas.
Gabriel Garko është fejuar me Gaetano Salvi.
Njeriu që i vodhi zemrën është njëzet e tre vjeç dhe punon në aeroport.
Siç shpjegoi aktori, partneri i tij nuk është aspak i interesuar për të qënë në qendër të vëmendjes.
Garko donte ta mbante lidhjen e tyre konfidenciale për momentin, por paparacët bën punën e tyre:
“Unë nuk e kam vënë re mometnin kur paparacët kanë fotografuar. Gaetanos nuk i intereson fama. Ai është indiferent. Shpresoj të mos ndryshojë ”.
Garko njofton se nuk do të dal më në televizion
‘Nuk do flas më për historinë tonë dhe sot është hera e fundit që më shihni në televizion. E gjeta veten të detyruar të shkoja në GF’ .
Para se të përfundonte debatin, ai iu përgjigj Patrizia Groppellit sepse ajo e akuzoi atë për përdorimin e grave me të cilat pretendonte se ishte e fejuar.
Gabriel Garko sqaroi:
“Unë kurrë nuk kam përdorur ndonjë grua. Unë dhe Eva ramë dakord. Jetuam së bashku për tetë vjet, ende kishim një lidhje në një mënyrë tjetër, e cila idhte shumë ndryshe. Unë dhe Adua bëmë vetëm kopertinat, ne as nuk e pamë njëri-tjetrin. Ajo bënte jetën e saj dhe unë po drejtoja timen. Ne ramë dakord kështu. Ishte e gjitha gënjeshtër që sekreti të ruhej “.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu